Ç’po ndodh Junajtid? Liverpuli e Bajerni të parakalon për Sançon!

Shifra prej 110 milionë eurosh nuk është aspak e vogël në këtë kohë që po jetojmë, edhe kur klubi është i Premier Ligës dhe quhet Mançester Junajtid. Ja pra që mediat britanike raportojnë se “djajtë e kuq” po e humbin garën për të marrë Xhejdën Sançon nga Dortmundi, diçka që nuk e bënë dot deri në 5 tetor. Sipas këtyre raportimeve, Bajerni dhe Liverpuli e kanë parakaluar klubin e “Old Trafordit” për lojtarin 20-vjeçar të krahut. Anglezi shkoi tek Borusia që nga Mançester Siti, ndërsa shefi ekzekutiv i Junajtidit, Uduord, gjykoi se transferimi i Sanços ishte shumë i shtrenjtë, duke llogaritur kartonin dhe rrogën, e shkonte në mbi 220 milionë euro.

Sfidanti.al