Covid-19 ndikim dhe në merkato; 2 mld më pak të shpenzuara

Padyshim që efekti negativ i Covid 19 është ndjerë  edhe në merkaton e transferimeve të kësaj vere. Sipas një studimi të ‘Calcio e Finanza’, në 5 kampionatet kryesore evropiane janë investuar në total 3.13 miliardë Euro, një shifër që krahasuar me atë të 2019 që ishte 5.025 miliardë Euro, tregon një rënie me 1.89 miliardë Euro ose me 38%

Në mënyrë pak surprizë, nga 5 kampionatet evropiane, kampionati italian është në vendin e dytë për investimet me 726 milionë Euro që gjithsesi është një shifër në renie në krahasim me 1.18 miliardë Eurot e shpenzuara në krahasim me vitin e kaluar. Përsa i përket vendit të parë, Premier League vazhdon të jetë dominuese me 1.27 miliardë Euro një shifër edhe kjo më e ulët në krahasim me 2019 ku klubet angleze shpenzuan 1.55 miliardë. Vendin e tretë e mban kampionati spanjoll me 412 milionë Euro, me një rënie drastike prej 908 milionë Eurosh në krahasim me vitin 2019.

Në vendin e katërt është kampionati francez me 404 milionë Euro investime. Në fakt Ligue 1 është  e vetmja ligë që ka pasur rritje përsa u përket blerjeve të reja në krahasim me vitin 2019 me 167 milionë Euro. Ndërsa Bundesliga është në vendin e pestë me 323 milionë Euro të shpenzuara në merkato, 620 milionë Euro më pak se në 2019.

Sfidanti.al