Arsenal, Ozil ofrohet të shpëtojë maskotën e skuadrës

Kriza e coronavirusit ka shkaktuar probleme ekonomike të mëdha te Arsenali që pavarësisht se shpenzoi 86 milionë Euro në merkato, u desh të shkarkojë 55 punonjës për të mbrojtur financat e klubit.

Mes personave të larguar nga puna është edhe Jerry Quy, i njohur më shumë si maskota e skuadrës londineze në 27 vitet e fundit. Janë thuajse 3 dekada që Quy i veshur si një dinosaur ka dhuruar alegri dhe ka ndezur ndeshjet  për të gjithë tifozët që i kanë ndjekur ato në shkallët e stadiumit.

Në këtë pikë, ai që vendos të ndërhyjë është Mesut Ozil që vazhdon të paguhet 20 milionë Euro në sezon edhe pse është lënë jashtë cdo plani. ‘Më erdhi keq nga lajmi që Jerry Quy, i njohur si maskota e famshme dhe besnike dhe pjesë integrale e klubit tonë, është larguar nga puna pas 27 vitesh-tha Mesut Ozil në një postim të tij në Instagram-për këtë arsye ofroj që të rimbursojArsenalit pagën e plotë të mikut tonë me ngjyrë të gjelbër që ai të vazhdojë në klub, që Jerry të vijojë të bëjë punën që do kaq shumë’.

Mesazhi i Ozil i shoqëruar nga hashtagu #JusticeforGunnersaurus ka shkaktuar shumë polemika që ka dëmtuar imazhin e Arsenalit që ditën e hënë pagoi 50 milionë Euro për blerjen e Thomas Partey. Në muajin gusht, klubi londinez bëri të ditur se i duhej të pushonte nga puna 55 punonjës për të ruajtur ekuilibrin financiar të klubit

Sfidanti.al