Fliku: Levandovski shënoi 4 gola, por nuk është në 100 për qind!

Nuk është shumë i tronditur nga vështirësitë që po kalon skuadra e tij. Hansi Flik e kishte të qartë se Bajerni do të ecte nëpër një shteg të vështirë pas largimit të disa lojtarëve si Tiago Alkantara, Perishiç e Kutinjo, e po ashtu për shkak të ngarkesës së madhe të menjëhershme. Kampionët e Europës luajtën edhe dy finale superkupe si dhe 3 ndeshje Bundeslige, duke bërë pak pushim dhe kjo duket se po ndikon në formën e lojtarëve.

“Mentaliteti ynë është ai që ishte më parë, në 100 për qind, – thotë Fliku, – por, ndeshjet kanë ardhur njëra pas tjetrës, ngarkesa ka qenë e madhe. Ndaj Hertës ishin në dominim deri në 2-0, pastaj bëmë lëshime”. Trajneri thotë se Robert Levandovski, edhe pse shënoi 4 gola nuk është ende në formën maksimale. Po Xhoshua Kimih pse u zëvendësua? “Ai mori një goditje dhe unë nuk desha të rrezikoja, – sqaron Fliku, – të jetë për Xhoshuan nuk del kurrë nga loja. Më vjen mirë që fituam pa të, por e humbëm pak ekulibrin pas 1-2”.

Sfidanti.al