Titull special për Lewandowski, diplomohet me Master në Edukimin Sportiv në Poloni

Kampion i Bundesligës dhe shënuesi më i mirë, kampion i Kupës së Gjermanisë dhe shënuesi më i mirë, kampion i Superkupës Evropiane, Kampion i Superkupës së Gjermanisë dhe fitues i Ligës së Kampioneve dhe njëkohësisht shënuesi më i mirë, UEFA Best Player 2020…Viti 2020 për Robert Lewandowski po rezulton i lavdishëm dhe  vitrina e trofeve po plotësohet me të njëjtën ritëm si ajo e golave.

Por 2020 është viti i Lewandowskit jo vetëm në aspektin sportiv. Të gjitha vlerësimeve individuale të polakut i shtohet një cmim që ka një vlerë speciale. Sulmuesi ka mundur të përfundojë  studimet universitare në 2017 kur u diplomua në Edukim Fizik dhe Administrim, por Lewandowski nuk konformohet dhe gjatë sezonit 2019/20 kur polaku që zhvilloi 47 ndeshje me 55 gola, mundi të marrë edhe diplomën e Masterit në Edukim Sportiv në Kolegjin e Edukimit Sportiv të Polonisë. Me fjalë të tjera, Lewandowski nuk rresht kurrë së na habituri…

Sfidanti.al