Conference League: Ja kundërshtarët e Tiranës, Partizanit dhe Vllaznisë

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i turit të parë kualifikues të Conference League për sezonin 2024-2025.

Vllaznia do të ndeshet me islandezët e Valurit. Partizani do të ndeshet me maltezët e Marsaxlokk, ndërsa Tirana do të përballet me gjeorgjianët e Torpedo Kutaisi.

Ndeshjet e para të Conference League do të luhen në 11 korrik, ndërsa ndeshjet e kthimit në 18 korrik.

sfidanti.al