Tajon Buchanan është afër bashkimit me Interin nga Club Brugge dhe sipas La Gazzetta dello Sport, kanadezi mund të jetë gati në ndeshjen e ardhshme të Serie A kundër Hellas Verona. Po ashtu edhe gazetarët Matteo Moretto dhe Fabrizio Romano pretendojnë se Interi është në prag të arritjes së një marrëveshjeje me Club Brugge për nënshkrimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, 24-vjeçarit Buchanan. Romano thotë se marrëveshja mes dy klubeve është ‘e afërt’ dhe se Interi do të paguajë 7-8 milionë euro për të nënshkruar me mbrojtësin kanadez.
sfidanti.al