Manuel Neuer nuk njeh limite madje në intervistën më të fundit të dhënë për “Münchner Merkur” ka lënë të kuptohet se ende nuk ka vendosur se kur do të tërhiqet, përkundrazi thekson faktin se për atë mosha nuk do të jetë kurrë një pengesë për të veshur dorezat. “I kam vendosur vetes si qëllim për tëë arritur edhe disa objektivë të tjerë, të cilët arrihen në vetëm duke luajtur dhe për këëtë arsye ende nuk kam një datë të saktë”, tha Neuer. Siç dihet 37-vjeçarit i skadon kontrata me Bajernin në qershorin e 2025-ës, por kjo datë duket se nuk përkon më largimin e tij nga futbolli i luajtur.
“Nuk kam thënë kurrë se dua të luaj deri në moshën 40-vjeçare, kam thënë se do të lauj deri në ditën kur do të kënaqem duke bëërë diçka të tillë. Për mua mosha nuk është një limit. Nuk mendoj se kur të mbush 40 vjeç do të tërhiqem”, tha portieri, i cili u shpall kampion bote me Gjermaninë në 2014-ën. Mes të tjerash Neuer nuk evitoi që të fliste edhe për ngjarjen më të madhe të këtij viti në aspketin personal. Gati një vit më parë ai pësoi një aksident teksa bënte ski dhe dëmtoi rëndë këmbën. Episod ky që e detyroi të humbte pjesën e dytë të sezonit të kaluar me Bajernin. “Fakti që jam këtu sot do të thotë shumë për mua dhe për ata, të cilët më kanë ndihmuar të rikuperoj në kohë rekord. Aktivizimi im tani në nivele të larta është një fitore jo vetëm e imja, por e të gjithëve”, përfundoi Neuer.
sfidanti.al