Broja arriti statistikën e veçantë ndaj Manchester United

Armando Broja e nisi sërish nga stoli ndeshjen mbrëmjen e djeshme kundër Manchester United. Sulmuesi shqiptar u aktivizua për vetëm 13 minuta kundër Manchester United-it në humbjen 2-1 kundrejt tyre. Megjithëse qëndroi në fushë për një kohë shumë të shkurtër, ai dha sinjalet e duhura për Pocchettino-n. Broja regjistroi numrin më të lartë të driblimeve të sakta (2/3) gjatë ndeshjes, më shumë se çdo lojtar tjetër në fushë, qoftë ai i Chelsea-t, apo i Manchester United-it. Një statistikë impresionuese, duke ditur faktin se u aktivizua vetëm 13 minuta nga trajneri. Broja gjithashtu i shkoi pranë golit, por shtylla u erdhi në ndihmë “djajve të kuq”.

sfidanti.al