Brazili, Neymar “përgënjeshtron” Ancelotti-n

Kombëtarja braziliane e futbollit ka një problem të madh pasi marrëdhënia mes Neymar Jr. dhe Carlo Ancelotti-t nuk është aspak e mirë. Pak orë më parë “O Ney” zbuloi se nuk figuronte mes të grumbulluarve për Eliminatoret e Amerikës së Jugut si pasojë e zgjedhjes teknike të bërë nga komisari teknik italian dhe jo si pasojë e një dëmtimi.

“Kisha një muskul të irrituar, por nuk ishte asgjë serioze. Unë madje edhe luajta sot”, tha Neymar pas barazimit mes Santos dhe Fluminenses. “Përballë Bahia-s nuk do të luaja pasi isha pezulluar dhe skuadra ime më dha leje të mos paraqitesha në stërvitje kështu të rikuperohesha plotësisht”, vazhdoi 33-vjeçari. “Mendoj se jam jashtë kombëtares për shkak të zgjedhjes teknike të bërë nga trajneri dhe jo për shkak të problemeve të mia fizike”, shtoi autori i 79 golave në 128 ndeshje për Brazilin.

sfidanti.al