Brazili ndjen se i erdhi koha, fotoja zyrtare është një “Bombë”

“Koha jonë erdhi, Brazil”! Kjo ishte diçitura e fotos zyrtare të Brazilit para Kupës së Botës. Pesë herë kampionët e rruzullit pozuan në uniformë të plotë të ndeshjes, ndërsa stafi teknik ishte i veshur me fanela të bardha. Brazili cilësohet si favorit për të fituar në Rusi, dhe padyshim bind me lojtarë vërtet të shkëlqyer.

Në rreshtin ulur ishin kampionë si Firmino, Kutinjo, Tiago Silva, Gabriel Zhezus, Miranda, Nejmar apo Uillian, ndërsa në rreshtin në këmbë ishin Felipe Luis, Marselo, Alison, Fred, Kasemiro apo Paulinjo. Asnjë skuadër, ndoshta as Spanja apo Franca, nuk kanë kaq shumë yje të mëdhenj.

Sfidanti.al