Bonucci në shënjestrën e Genoas

Tashmë që Roma i mbylli dyert e Trigorias, për Leonardo Bonuccin zvogëlohen shanset për një rikthim të mundshëm në kampionatin italian. Por ish-mbrojtësi i Juventusit nuk është dorëzuar dhe shpreson që merkato e janarit t’i ofrojë një mundësi për t’u rikthyer në Serie A. Transferimi në Gjermani tek Union Berlin nuk rezultoi i suksesshëm, pasi Bonucci është aktivizuar vetëm në 10 ndeshje, 723 minuta në total në të gjitha kompeticionet.

Gjithsesi mbrojtësi ka edhe një mundësi për t’u rikthyer në Itali. Genoa, po mendon që të afrojë veteranin në skuadër nëse largohet në janar Dragusin, që kërkohet nga shumë klube, mes të cilëve Tottenham dhe Napoli. Një shitje e mundshme e Dragusin (flitet për rreth 30 milionë euro) do të detyronte Genoan që të ndërhynte në merkato për të afruar një mbrojtës dhe eksperienca e Bonuccit vlerësohet shumë nga tekniku Gilardino.

sfidanti.al