Kvitova në pritje të fëmijës së parë

“Në ditën e parë të 2024-ës, dua t’u uroj të gjithëve një Vitin e Ri dhe të ndaj me ju lajmin emocionues, se unë dhe Jiri do të kemi një fëmijë këtë verë”, – tha në rrjetet sociale, 33-vjeçarja kampione e dyfishtë e Grand Slameve. Kvitova u martua me trajnerin e saj shumëvjeçar Jiri Vanek korrikun e kaluar. Ajo ishte në listën e pjesëmarrësve për Australian Open të ardhshëm, por për momentin nuk dihet nëse do të marrë pjesë në turneun e parë Grand Slam të sezonit, i cili fillon më 14 janar.

sfidanti.al