Bonucci kërkon të luajë kundër Shqipërisë

Ish-kapiteni i Italisë dhe Juventusit, Leonardo Bonucci, ka konfirmuar se një nga objektivat e tij kryesore për muajt e mbetur të sezonit 2023-2024 është të thirret nga Luciano Spalletti për Kampionatin Europian “Euro 2024”, që do të zhvillohet në Gjermani. Tetë herë fituesi i Serie A përfaqësoi për herë të fundit “Azzurrët” në humbjen 2-0 kundër Austrisë, në një ndeshje miqësore në nëntor të vitit 2022. Që atëherë, ai karrierën e vazhdoi duke u larguar nga Juventusi për t’iu bashkuar Union Berlinit, në një transferim si futbollist i lirë në verën e kaluar. Por, qendërmbrojtësi italian bëri një lëvizje edhe në janar të këtij viti, duke kaluar te Fenerbahçe.

Megjithatë, pavarësisht një viti të “turbullt” në nivel klubesh, Bonucci mbetet i etur për t’u ribashkuar me ekipin e tij kombëtar deri në kohën kur Europiani do të fillojë në verë. Në një intervistë për faqen e klubit të Fenerbahçes, 36-vjeçari konfirmoi ambiciet e tij për të qenë me Italinë në Gjermani, aty ku ndeshjen e pa, aty ku ndeshjen e parë do ta ketë kundër Shqipërisë. “Qëllimi im është të jem atje, kam pasur një takim me Spallettin para transferimit. E di që nuk është një turne i lehtë. Ka vende të forta, por ne jemi kampionët në fuqi. Le të shkojmë përsëri në Gjermani”, tha ai. “Ne do të shkojmë të mbrojmë titullin tonë, gjithashtu dua të jem atje si pjesë e kombëtares, të gjithë duan të jenë atje. Do të jap më të mirën nëse përfshihem”, deklaroi Bonucci.

sfidanti.al