Besiktasi pritet të jetë shumë aktive në merkaton e verës, për të ndërtuar një skuadër kompetitive dhe në kompeticionet europiane. Prioritet do të jetë përforcimi i repartit të mbrojtjes, atje ku problemet nuk kanë munguar në ndeshjet e fundit. Synimi kryesor i gjigantëve turk është mbrojtësi i Kombëtares sonë dhe i Atalantës, Berat Gjimshiti. Futbollisti kuqezi ka një vlerë prej 10 milionë eurosh në merkato dhe ka shënuar një gol në 34 ndeshje këtë sezon në elitën e futbollit italian. Ai është pjesë e Atalantës që nga viti 2016 dhe ka një eksperiencë të madhe, ndaj dhe nuk do të jetë një mision i thjeshtë për ta rrëmbyer, pasi dhe klube të tjera kanë shfaqur interesim për të. Te Besiktasi Gjimshiti do të bashkohej me Muçin dhe Rashicën, teksa bardhezinjtë po “shqiptarizohen” gjithnjë e më shumë. Në ditët e fundit ka pasur një interesim edhe për Sokol Cikalleshin.
sfidanti.al