Berluskoni është i gjithi “sheqer”, ja si flet për Ançelotin e Tavekion

Edhe pse tepër i madh në moshë, Silvio Berluskoni mbetet i rëndësishëm. Jo vetëm si shef i opozitës politike në Itali, por edhe si njeri me përvojë të madhe në futboll. Ish-presidenti i Milanit, është përfshirë në debatin për trajnerin e ardhshëm të kombëtares dhe për fatin e presidentit të Federatës. Nëse në temën e parë, ai ka qenë në të njëjtën linjë me opinionin, për presidentin e FIGC-it, mendon ndryshe.

“Tavekio u zgjodh në mënyrë demokratike pak kohë më parë, – ishin fjalët e tij, – pavarësisht nga dështimi në Botëror, shumë gjëra si president i ka bërë mirë. Le ta lemë të vendosë vetë se çfarë do të bëjë”. Kritik ndaj Venturës, duke thënë “duhej të largohej vetë, meqë nuk iku, e shkarkuan”, dhe pozitiv për Ançelotin. “Për atë që e njoh unë, do të ishte trajneri ideal i Italisë”, – ishin fjalët e “Kalorësit”.

Sfidanti.al