De Laurentis do të hedhë në gjyq Federatën për Insinjen

Aurelio De Laurentis mund të sillet edhe si aktor, por gjithsesi, e ka seriozisht. Presidenti i Napolit u shfaq tepër i acaruar pas vendimit të Xhan Piero Venturës për ta lënë jashtë skuadrës Lorenco Insinjen, dhe është i vendosur të kërkojë të drejtën. “Do të kërkoj dëmin ekonomik në Federatë, nga Tavekio, – tha ai, – vitrina ndërkombëtare kthehet në negativitet kur lojtarët tanë nuk vlerësohen, ose lihen në stol, ose luajnë jashtë rolit”.

Numri 1 i Napolit bën përgjegjës presidentin e FICG-it, Tavekion, për marrjen si trajner të Venturës. “Trajneri mund të jetë i mirë, por unë e shkarkova nga Napoli për fare pak kohë kur ishim në Serinë C, – tha ai, – gabimi u bë me Konten, pasi duhej ta kishim mbajtur. Trajneri i ardhshëm? Do të merrja një të ri 35-vjeçar”.

Sfidanti.al