Cfarë udhëtimi, ekipi i Hondurasit udhëtoi 37 orë për në Australi!

Përfaqësuesja e Hondurasit do të luante në mbrëmje, ndeshjen e dytë play off me homologen e vet të Australisë në Sidnei për një vend në Kupën e Botës Rusi-2018. Ndeshja e parë, sikurse dihet, përfundoi 0-0, kurse, tani, mbas asaj të dytës, do të përcaktohet ekipi që do të shkojë në Rusi. Australia që do të luajë në fushën e vet, vetkuptohet, që është favoritja kryesore. Por këtë rol e përforcon edhe më shumë fakti se ekipit honduras iu deshën plot 37 orë që të udhëtonte nga Hondurasi për të mbërritur në Australi.

Kështu, nëse australianëve iu dëshën 21 orë që të shkonin në Honduras, lojtarëve të këtij të fundit iu deshën 16 orë më shumë që të mbërrinin në Australi. Sesa raskapitës ishte ky udhëtim, ne do ta shohim ne ndeshjen mes këtyre dy ekipeve. Në fakt, Hondurasi iu ankua FIFA-s, sepse ajo është treguar johumane, duke lënë vetëm pesë ditë diferencë mes këtyre dy ndeshjeve ndërkontinentale, kohë kjo që nuk është mjaftueshme që lojtarët të pushojnë, për më tepër, që këto ndeshje janë mjaft të rëndësishme.

Sfidanti.al