Një ditë përpara ndeshjes mes Egnatias dhe Vllaznisë, Tomas Berdariç mbajti një konferencë për shtyp ku komentoi duelin, I cili vlen një vend në finalen e madhe me Partizanin. Në gjysmëfinale, shorti i përplasi me Egnatian kryesuese, por tani është një tjetër histori, një ndeshje e vetme ku mund të ndodhë gjithjçka. Tekniku gjerman njeh forcën e rivalëve, por siguron se të besuarit e tij janë gati: “Mendoj se është një ndeshje delikate dhe shumë e fortë, por rëndësi ka që e kemi në dorën tonë dhe jemi gati për të bërë mirë. Do të përpiqemi ta fitojmë këtë ndeshje”.
Në bazë të renditjes, Vllaznia është e detyruar të fitojë, në një kohë kur Egnatia ka në favor edhe barazimin, por ky detaj nuk ka shumë rëndësi për Brdaric, ekipi zbret në fushë vetëm për të fituar. “S’ka dyshim se duhet të fitojmë. Në ç’do ndeshje futemi për tri pikë, kështu që nuk mendoj se ka ndonjë dallim këtë herë, pavarësisht se kundërshtarit i intereson edhe një barazim. Ne do të bëjmë gjithçka për të fituar këtë takim”. Në Shkodër, të gjithë besojnë se mund të fitojnë titullin këtë sezon, beson edhe Brdariç, por më parë duhet të kalojnë Egnatian: “Ky është momenti ynë dhe duhet ta tregojmë në fushë. Shpresoj që të kemi edhe fatin me vete, por jam i bindur se do të bëjmë shumë mirë kundër Egnatias për të qenë ne skuadra që do të shkojë në finalen e madhe”.
sfidanti.al