Ka kaluar vetëm një vit dhe duket se marrëdhënia mes Sao Paolos e James Rodriguez ka mbërritur drejt fundit. Klubi Brazilian dëshiron ta largojë kolumbianin, por në këto momente largimi i tij duket disi i vështirë për t’u realizuar. Pasi palët nuk po arrijnë një marrëveshje konsensuale. Presidenti i klubit, Julio Casares deklaroi se kontrata e 32-vjeçarit përfundon në vitin 2025. Por pavarësisht kësaj ai nuk bën më pjesë në planet e drejtuesve për të ardhmen. Numri një i klubit pohoi se lojtari do të grumbullohet për Kupën e Amerikës.
sfidanti.al