Bellingham lë grumbullimin me Anglinë

Jude Bellingham është larguar nga kampi stërvitor i Anglisë dhe do të udhëtojë përsëri në Madrid për t’u fokusuar në rikuperimin e tij. Anglia do të luajë këtë muaj në ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Euro 2024 kundër Maltës dhe Maqedonisë së Veriut. “Tre Luanët” do të kenë kështu një mungesë të madhe, pasi Bellingham ka lënë menjëherë kampin stërvitor.

Mesfushori i Real Madridit iu nënshtrua testeve mjekësore të cilat nxorrëmn në pah shkallën e rëndë të dëmtimit. “Jude Bellingham dhe Levi Colëill nuk do të luajnë asnjë rol në ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Anglisë për UEFA EURO 2024 kundër Maltës dhe Maqedonisë së Veriut”, theksohet në komunikatë.

sfidanti.al