Befason Inteligjenca Artificiale për Botërorin e Klubeve

Kupa e Botës për Klube po afron me shpejtësi dhe natyrshëm po fillon të krijojë disa pritshmëri. Midis 32 ekipeve që do të jenë në Shtetet e Bashkuara, ka disa favoritë për të fituar garën, e cila do të zhvillohet midis 15 qershorit dhe 13 korrikut, por e vërteta është se fituesi i madh mund të jetë edhe një ‘autsajder’. Sipas The Sun, ekziston një superkompjuter që ia atribuon fitoren… Benfikës. Makina ‘BoyleSports’ thotë se “Shqiponjat” do të fitojnë Grupin C, duke lënë Bayern Munich në vendin e dytë. Në fazën eliminuese, Inteligjenca Artificiale parashikon që skuadra e Lisbonës do të eliminojë Chelsean, me një fitore kategorike 3-1 dhe do të mposhtë rivalët e tyre të FC Portos në çerekfinale, falë një fitoreje me diferencë shumë të vogël (1-0). Në gjysmëfinale, Benfica do të mposhtin përsëri Bayernin (2-1), pastaj do të mposhti Manchester Cityn me të njëjtin rezultat, në finale.

sfidanti.al