Bedri Greca do të jetë lojtari më i ri i ekipit kavajas. Sulmuesi do të mbyllë aventurën e tij me Elbasanin në Superiore, për të nisur një të re me Besën e Kavajës e të rikthehet edhe një herë në elitën e futbollit vendas. 34-vjeçari ka një karrierë të gjatë në Shqipëri dhe në Kosovë dhe shihet si përforcimi i duhur nga Besa, me të cilët do të firmosë deri në verën e 2026-ës. Greca më parë ka veshur fanellën e Skraparit, Tërbunit, Flamurtarit, Kukësit, Luftëtarit, Tiranës, Gjilanit, Laçit, Feronikelit dhe Kastriotit.
sfidanti.al