BBC i bën ofertë trajnerit Jurgen Klopp

Jurgen Klopp mund të mos qëndrojë për shumë dotë pa punë pas largimi nga stoli i Liverpool në fund të këtij sezoni. Sipas mediave britanike, Televizioni Publik BBC dhe ITV i kanë ofruar një vend si analist gjatë Kampionatit Europian 2024. “Daily Mail” bën me dije se të dyja televizionet janë në garë për të bindur gjermanin që ka lënë të kuptohet se kërkon kohë për të marrë një vendim edhe pse në njoftimin e largimit nga Liverpool disa javë më parë, ai theksoi se kërkon të marrë disa kohë pushim nga futbolli pas shumë viteve të vështira dhe stresuese. BBC është futur në lojë me një ofertë shumë interesante por duke shfrytëzuar edhe avantazhin që ka si një media publike. Klopp ka deklaruar disa ditë më parë se në disa ndeshje të Euro 2024 do të jetë i pranishëm në stadium, duke nisur që nga sfida e parë Gjermani-Skoci që do të luhet në Mynih dhe ky fakt e bën edhe më të largët mundësinë që gjermani pas 9 viteve në stolin e “The Reds” të ulet në kolltukun e analistit, qoftë kjo edhe një media prestigjoze si BBC.

sfidanti.al