Shpëtim Duro ringjitet në krye të Maqedonisë

Pas javës së 22-të, katër vendet e para të renditjes në Superligën e Maqedonisë së Veriut në futboll, flasin shqip. Struga Trim Lum e drejtuar nga Shpëtim Duro ishte skuadra e vetme shqiptare që mori fitore në javën e 22-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa katër ekipet tjera shqiptare si Shkëndija, Shkupi, Gostivari dhe Voska Sport u ndalën me barazime. Triumfi ndaj Makedonija Gjorçe Petrovi dhe gabimi i Shkupit ndaj Bregallnicës, ka bërë që kampionët të rikthehen në krye të renditjes me 45 pikë, një më shumë se skuadra nga Çairi dhe dy më shumë se Shkëndija që është më vendin e tretë. Skuadra e Gostivarit është ngjitur në pozitën e katërt me 30, duke lënë pas vetes Tikveshin dhe Sileksin me nga 29 pikë të dyja.

sfidanti.al