Bayern-Lazio, Tuchel beson te përmbysja

Bayern i Mynihut do të zbresë në fushë të martën kundër Lazios për të përmbysur humbjen me një gol të pësuar në Romë në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ve të Ligës së Kampioneve.  Në kampin bavarez ekziston besimi për kualifikimin në çerekfinale, por trajneri Tomas Tuhel ka bërë thirrje për qetësi përballë një skuadre italiane që shquhet për zgjuarsi taktike. “Situata është e qartë. Duhet të fitojmë me dy gola diferencë. Presioni është pjesë e lojës në nivelet e larta, ai është i nevojshëm për të bërë gjëra të jashtëzakonshme. Duhet të fitojmë kundër një skuadre të mirëorganizuar. Nesër kërkohet durim, nuk duhet të humbasim arsyen e të hapemi krejtësisht. Na duhet një miks gjakftohtësie dhe emocionesh. Duhet ta tregojmë që në fillim që synojmë të shënojmë gola” tha mes të tjerash Tuchel në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme.

sfidanti.al