Bashkëshortja e portierit të parë të përfaqësueses argjentinase, Serhio Romero, “ngriti një pluhur të madh” në opinionit publik sportiv të Argjentinës, duke e hedhur poshtë informacionin e përhapur nga federata argjentinase e futbollit se portieri kryesor është dëmtuar, kështu që ai nuk do të mund të marrë pjesë në Botërorin e ardhshëm të Rusisë. Eliana Gueriko bëri të ditur në rrjetet sociale se janë të gënjeshtërta informacionet e përhapura për dëmtimin e bashkëshortit të saj dhe theksoi se ai është gati për Kupën e ardhshme të Botës në Rusi:
“Mjekët i thanë Serhios se ai mund të luajë në Botëror. Kurimi dhe rehabilitimi tij nuk do të zgjasin më shumë se dy javë. Por, sidoqoftë, ka njerëz që nuk e duan atë në përfaqësuesen argjentinase, por ai po stërvitet me ngulm dhe do të jetë gati për ndeshjen e parë kundër Islandës. Nuk e kuptoj se përse Serhio pengoka dikë. Jemi lodhur nga gënjeshtrat e këtyre njerëzve. Unë mund t’ju them vetëm një gjë, se ai do të luajë në Botëror. Unë nuk do të lejoj që gënjeshtrat ta largojnë atë nga përfaqësuesja”, vuri në dukje bashkëshortja e Romeros, Eliana Gueriko.
Sfidanti.al