Barcelona si “spital”, dëmtohet edhe Raphinha

Me një infermieri të mbushur dhe me Napolin në horizont, Xavi vendosi të bënte një rotacion të plotë përballë Mallorca-s së Muriqit, për fat të mirë, blaugranët arritën të dalin me tre pikë fal një kryevepre të Lamine Yamal. Kjo ishte një tjetër sfidë që nisi në malore, në një kohë kur Gundogan gaboi fillimisht nga 11 metra distancë duke shpërdoruar një penallti në minutën e 27-të. Në të 37-të, Xavi nga tribuna pa t’i largohej nga fusha një tjetër lojtar, me Raphina-n që u dorëzua duke “parkuar” në pankinë pas një goditje që mori. Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Xavi hodhi në fushë Robert Lewandowski-n, por sulmuesi polak më shumë shërbeu se sa u shërbye në zonë. Momenti më përcaktues i këtij erdhi në minutën e 73-të, ku Yamal me një ekzekutim fantastik dërgoi topin në trekëndësh duke i dhuruar Barcelonës një trepikësh të artë që i dërgon për momentin në vendin e dytë, minus 5 pikë nga Reali kryesues. Në përfundim të sfidës, Xavi u ndal te dëmtimi i Raphinha-s duke qetësuar disi ambientin:

“Nuk bëhet fjalë për një tërheqje, thjesht një goditje. Raphinha më tha se bëhet fjalë për një goditje, pra të gjithë mendoj se do të jenë gati të martën kundër Napolit”, u shpreh Xavi pas ndeshjes.

 

sfidanti.al