Barcelona rivalizon Real Madrid, interesohet për transferimin e Mbappe

Barcelona e ka vendosur yllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, në radarin e saj, duke tentuar të rivalizojë Ral Madridin për transferimin e francezit si lojtar i lirë në verë. Sipas gazetarit Jota Jordi të El Chiringuito, Barcelona është e interesuar për nënshkrimin e Mbappe. Barcelona është në kërkim të një ylli të madh me Rafa Leao të Milanit të emëruar si kandidatin ideal, por Mbappe është emri që të gjithë e lakmojnë në Spanjë. Fabrizio Romano thotë se është Real Madrid ai që ka të ngjarë të nënshkruajë me Mbappe. Sfidat financiare të Barçës gjithashtu e bëjnë Mbappe shumë të shtrenjtë por “kurrë mos thuaj kurrë”.

 

sfidanti.al