Merino ka besim se Sociedad mund të përmbysë PSG-në

Mikel Merino është i bindur se Real Sociedad mund të përmbysë deficitin 2-0 kundër Paris Saint-German në shtëpinë e tyre. Merino bëri një paraqitje pozitive në ndeshjen e 1/16 të Ligës së Kampionëve kundër Kylian Mbappe dhe të tjerë, por nuk mundi t’i pengonte kampionët francezë të shkelnin dy herë mbrojtjen e Sociedadit në ndeshjen e parë. Dhe mesfushori i talentuar beson se skuadra e tij ka mjaftueshëm për të shkaktuar shumë probleme për PSG-në në Spanjë. Ai tha: “Jemi të kënaqur me përpjekjet tona, e kemi parë që kur t’i bëjmë gjërat mirë mund të garojmë me ta dhe do të kthehemi në stadium me tifozët tanë dhe do t’i japim gjithë energjinë e botës.

“Ne jemi optimistë, në fund të fundit ky është futbolli. Dy gola nuk janë asgjë dhe në shtëpi, me tifozët tanë që shtyjnë siç kemi bërë në ndeshjet e fundit në Champions League, mendoj se kemi një shans. Gjithçka ka të bëjë me të qenit efikas, me shënimin e golave, gjë që nuk e kemi bërë kohët e fundit, por ne e dimë se me tifozët tanë mund ta bëjmë këtë”.

 

sfidanti.al