Barcelona nën akuzë për ryshfet në çështjen “Negreira”

Shuma prej 7.5 milionë euro që Barcelona i pagoi Jose Maria Enriquez Negreira, ish-zëvendëspresident i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve për 17 vjet, përbën një krim. Sipas “El Debate”, kështu beson Joaquin Aguirre, kreu i Gjykatës Hetimore numër 1 të Barcelonës, i cili ka akuzuar FC Barcelonën për ryshfet.

Josep Maria Bartomeu, Sandro Rosell, Jose Maria Enriquez Negreira dhe djali i tij janë gjithashtu të akuzuar. Këtyre akuzave u është shtuar edhe regjistrimi i një padie në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte në zyrat e Federatës Spanjolle të Futbollit dhe Komitetit Teknik të Gjyqtarëve. Siç shpjegohet në gazetën “El Confidencial”, është “një lloj vepre penale që nuk kërkon vërtetimin e falsifikimit të palëve specifike dhe që parashikon dënime më të rënda sesa krimi i korrupsionit midis individëve që i atribuohej deri më tani”.

sfidanti.al