Barcelona është shpallur fituese e Kupës së Mbretit në Spanjë, pas një finale spektakolare ndaj Real Madridit. Katalanasit fituan me rezultat 3-2 pas kohës shtesë, në një ndeshje plot emocione dhe përmbysje. Pedri zhbllokoi sfidën në minutën e 28-të, por në pjesën e dytë, Real Madridi përmbysi rezultatin me golat e Mbappé dhe Tchouaméni. Megjithatë, Barcelona nuk u dorëzua dhe Torres barazoi shifrat në minutën e 84-të, duke e çuar ndeshjen në kohë shtesë. Heroi i madh ishte Jules Koundé, i cili në minutën e 116-të shënoi golin që i dha Barcelonës trofeun. Kjo është fitorja e tretë sezonale e Barçës ndaj Realit.
sfidanti.al