Barazimi spektakolar në “Uembli” ringjalli edhe Anglinë, edhe Gjermaninë

Asnjëri nuk mundi të fitonte, por dy skuadrat treguan se kur luajnë ndaj njëra-tjetrës, gjithnjë ka emocione. Pak rëndësi ka nëse luhet në Botëror apo Europian, në fazën eliminatore apo në Ligën e Kombeve, në çerekfinale, gjysmëfinale apo finale. Anglia dhe Gjermania e përfunduan 3-3 ndeshjen mes tyre në “Uembli” të Londrës, të fundit në grup në Ligën e Kombeve. Të dyja janë të eliminuara, madje anglezët të rënë nga kategoria, por tashmë vështrimi është tek Botërori. Ilkai Gyndogan shënoi në 52’ me penallti, Kai Haverc dyfishoi shifrat në 67, por reagimi i anglezëve ishte i fuqishëm, me golat e Ljuk Shout, Mejzën Mauntit dhe penalltinë e Harri Kejnit nga minuta e 72-të në të 83-të. Pra, në vetëm 11-12 minuta. Në fund, Haverc barazoi dhe të dyja skuadrat treguan shpirt luftarak dhe lojë sulmuese me tifozët që më në fund duhet të jenë të kënaqur.

Anglia (3-4-3): Poup, Stouns (Uolker 37’), Dajer, Megajer, Xhejms, Belingham (Henderson 90’), Rajs, Shou, Foden (Saka 66’), Kejn, Stërling (Maunt 66’).

Gjermania (4-2-3-1): Ter Shtegen, Kehrer, Zyle, Shloterbek, Raum (Gosens 68’), Gyndogan, Kimih, Hofman (Verner 46’), Musiala (Tomas Myler 79’), Sane (Gnabri 68’), Haverc (Bela-Koçap).

Sfidanti.al