Bajern, pesë lojtarë në dyshim

Bajern shkon i përgjysmuar në ndeshjen me Heidenhaimin për shkak të dëmtimeve. Pesë lojtarë do të mungojnë dhe janë në dyshim edhe për ndeshjen e rëndësishme kundër Arsenalit në Champions League, të martën e ardhshme. Bayern i Mynihut shkon në mënyrën më të keqe të mundshme në fundjavën para takimit me Arsenalin në Champions League, më 9 prill. Pesë lojtarë nuk janë të gatshëm për ndeshjen e së shtunës kundër Heidenheimit dhe janë në dyshim edhe për të martën. Manuel Neuer, Kingsley Coman, Leroy Sané, Aleks Pavlović dhe Nuser Mazraoui janë në luftë me kohën për të qenë gati të martën pasi do të kapërcejnë ndeshjen e kampionatit. Portieri Neuer, i cili u dëmtua në grumbullimin me kombëtaren, beson se do të jetë në Londër dhe po punon fort për ta arritur. Sot kapiteni u stërvit për 30 minuta me portierët, megjithatë nuk ka dashur të rrezikonte para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit. Coman dhe Sane u stërvitën të dy veç grupit, por Sane nuk zgjati më tepër se 20 minuta dhe u largua, duke mos dhënë asnjë garanci për javën e ardhshme. Edhe mesfushori Pavloviç nuk e ka marrë ende veten nga sëmundja që e la jashtë ndeshjeve debutuese me Gjermaninë më 23 e 26 mars. Ai ka një infeksion dhe nuk është shëruar ende, por ka shpresa për takimin në Londër.

sfidanti.al