Kartoni mund të arrijë në 20 milionë euro dhe lëvizja do të ishte interesante. Natyrisht që Berat Gjimshiti është shumë mirë tek Atalanta, një nga skuadrat më të mirë të Italisë e të Europës në këtë moment, por ndoshta edhe që të provonte Premier Ligën angleze nuk do të ishte keq. Mbrojtësi i qendrës i kombëtares shqiptare mësohet se pëlqehet nga Fulhami, skuadra e elitës së futbollit ishullor, edhe pse në pozita të vështira.
Trajneri Skot Parker ka probleme me mbrojtjen që po pëson shumë gola, dhe që rrezikon rënien nga kategoria që këtë sezon, ndaj i duhen përforcime. Mes mbrojtësve për të cilët është interesuar është pikërisht Gjimshiti, madje mediat shkruajnë për ofertë konkrete. Fulhami jep 19 milionë euro për kartonin dhe 2.5 milionë euro si rrogë vjetore, ndonëse nuk flitet sesa e gjatë do të ishte një kontratë e mundshme.
Për 27-vjeçarin interesohen edhe Milani e Ajaksi, e ndoshta shqiptari i Kosovës dotë pëlqente një kalim tek milanezët për të qendruar në Serinë A. Për Gjimshitin ky është sezoni i katërt me Atalantën, për të cilën ka luajtur 74 ndeshe e ka shënuar 3 gola, është kualifikuar dy herë radhazi për në Champions, madje duke arritur çerekfinalet ku u mund nga Paris SG vetëm në minutat e fundit.
Sfidanti.al