“Aspirinat” bëjnë me “dhimbje koke” Bayernin e Mynihut

Bayern Leverkusen siguron një tjetër sukses, teksa fiton me rezultatin 2-3 ndaj RB Leipzig në “Red Bull Arena”. Ndeshja e javës së 18-të të Bundesliga rezultoi goxha e luftuar, me vendasit që gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 7’ me Simons dhe e mbyllën fraksionin hapës në avantazh. Në nisje të pjesës së dytë, më saktë në minutën e 47’ Tella barazoi për miqtë. Ndërsa në minutën e 56’ Openda gjeti rrugën drejt rrjetës dhe riktheu ekipin e RB Leipzig në avantazh. Avantazh që zgjati për shtatë minuta, pasi në minutën e 63’ Tah barazoi për Bayern Leverkusen. Ndeshja vazhdoi me barazimin 2-2 deri në minutën e 90+1’, moment në të cilin Hincapie shënoi golin e fitores për miqtë. 2-3 dhe RB Leipzig renditet në vend të katërt me 33 pikë, teksa Leverkusen kryeson me 48 pikë.

sfidanti.al