Asllani në dyshim, Sylvinho thërret një tjetër mesfushor të Leçes

Mesfushori i kombëtares sonë Kristjan Asllani nuk luajti dje për Interin në sfidën ndaj Frosinones të vlefshme për Serinë A. Elbasanasi pati një dëmtim në kofshën e djathtë pak para se të niste sfida dhe u largua nga grumbullimi me zikaltrit. Nuk dihet ende nëse Asllani mund të luajë ndaj Moldavisë të premten dhe ndaj Ishujve Faroe të hënën e ardhshme. Megjithatë tekniku i kombëtares, Sylvinho ka filluar të marrë masat. Ai ka thirrur në grumbullim mesfushorin 20-vjeçar të Leçes, Medon Berisha. Ky i fundit ka debutuar me skuadrën italiane këtë sezon në sfidën e kupës ndaj Parmës. Ajo që bëhet me dije për Asllanin është se ai do të jetë i gatshëm për Interin pas sfidave eleminatore, ku zikaltrit do të kenë një përballje direkte për kreun ndaj Juventusit.

sfidanti.al