“Asllani mund të largohej nga Interi në janar”

Gazetari dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano flet për Kristjan Asllanin duke bërë një zbulim interesant të ditëve të fundit.

“Deri katër javë më parë, ai ishte një kandidat serioz për t’u larguar në janar. Por në ndeshjet e fundit, ka ndryshuar historinë e tij. Më pak fjalë, ndeshjet ndaj Romës dhe Salzburg-ut ku ai tregoi një paraqitje të shkëlqyer, bënë që Inzagi dhe klubi të ndërronte mendje për mesfushorin  i cili tani shihet me të vërtetë si një nga alternativat kryesore në mesfushën e zikaltërve”.

sfidanti.al