Zinedin Zidan detyrohet të thotë me dëshpërim se asnjë blerje e verës nuk do ta zëvendësojë plotësisht Kristiano Ronaldon. Projektet janë për të marrë Eden Hazarin nga Çelsi, një yll vërtet të madh, por trajneri francez i Realit, mbetet pesimist. “Problemi është që Kristiano nuk mund të zëvendësohet, – u shpreh Zizuja, – ai u largua, dhe ne mund të sjellim këtu çfarëdo lojtari, por asnjë lojtar që do të vijë nuk do të jetë sa Kristiano”. Faktet flasin vetë, për 450 gola në 438 ndeshje të portugezit me fanelën “merenges”.
Gjithsesi, dështimi në Champions ishte i dyfishtë dhe gazeta “Marka” nuk ngurron të titullojë: As Reali i Madridit pa Kristianon, dhe as Kristiano pa Realin e Madridit”. Eleminimi u ndodhi të dyve nga Ajaksi, por kur ishin bashkë fituan Championsin në 2014, 2016, 2017 e 2018. Tashmë kombinmi magjik nuk ekziston dhe Zidan nuk e di nëse do të mbushet ndonjëherë boshësia e lënë nga CR7-ta. Kjo do të ndodhte vetëm nëse në “Bernabeu” do të vinte … Mesi.
Sfidanti.al