Arsenali bën gati goditjet për titullin

Klubi i Arsenalit ka parë një tjetër sezon të përfunduar si ndjekës i fituesit të titullit kampion. Edhe atëherë kur lanë pas krahëve Mançester Sitin, “topçinjtë” e panë veten të kaluar me diferencë të thellë nga Liverpuli. Ndaj në klub po bëhen gati për investime të tjera të rëndësishme në mënyrë që të ngushtojnë këtë diferencë. Sipas “The Mirror”, në verë klubi londinez do të bëjë lëvizje të bujshme në merkato dhe ka planifikuar që tani një shifër marramendëse, plot 234 milionë euro, për tre transferuar tre lojtarë që pëlqehen nga Mikel Arteta.

Viktor Giokeres, Niko Uilliams dhe Martin Zubimendi janë tre emrat e planifikuar nga trajneri për të afruar në klub, në mënyrë që të shtojë forcën ofensive të ekipit të tij dhe ta bëjë Arsenalin të frikshëm për çdo kundërshtar. Sigurisht, nuk do të jetë e thjeshtë pasi Giokeres e kërkon e gjithë Euripa, me Mançester Junajtid në majë të listës, Zubimendi i intereson Real Madridit, ndërsa Niko Uilliams ka kërkesa të larta për rrogën.

sfidanti.al