Llogaritë e Liverpool-it për titullin

Siç ka ndodhur rëndom këtë sezon, lënia e pikëve nga Liverpuli nuk ka pasur shumë ndikim për renditjen e Premier Ligës. Me Arsenalin që u ndal në një barazim 0-0 me Evertonin, diferenca e vendit të parë tani më është 11 pikë, ndërkohë që kanë ngelur edhe 7 ndeshje për t’u luajtur. Kjo do të thotë se Liverpulit i duhen edhe 11 pikë ndeshjet e mbetura për t’u kurorëzuar kampion i Premier Ligës. Për shkak të diferencës superiore të golave ndaj Arsenalit të Mikel Artetës, 10 pikë me shumë gjasa do të mjaftonin që ata të fitonin titullin. Por për të qenë matematikisht të parët e këtij sezoni, 11 pikë nga 7 javët e mbetura është objektivi i skuadrës së Arne Slotit.

sfidanti.al