Marco Carnesechi mund të përfundojë në ishull, teksa Arsenal i është vënë pas portierit të Atalantës. Pas blerjes së mbrojtësit Calafiori nga Bologna, duket se “topçinjtë” janë dashuruar me talentët e futbollit Italian dhe për këtë arsye klubi londinez ka vënë në “shënjestër” portierin Carnesechi. Ekipi i Artetës po kërkon t’i bashkëngjis portierit Raya edhe një portier tjetër cilësor dhe gardiani I zikaltërve, duket profili i duhur dhe më i pëlqyeri. Portieri i bergamaskëve ka koleksionuar 5 clean sheets në total deri më tani në 16 ndeshje. Një meritë e padiskutueshme për faktin se skuadra e Gasperinit qëndron në vendin e pare, është edhe e portierit të talentuar 24 vjeçar.
sfidanti.al