De Rossi: Mund të largohesha nga Roma për Manchester United

Ish-mesfushori dhe trajneri i Romës, Daniele De Rossi  ka folur në podkastin e Gary Neville: “Kushdo që ka lindur këtu ka ëndrrën të luajë për Romën, atëherë nëse jeni me fat, mund të zgjidhni të shkoni në një ekip më të mirë ose të qëndroni. Bëra një zgjedhje të gabuar futbollistike, por shkoi mirë dhe nuk jam penduar. Isha afër Manchester United, gjatë Kupës së Botës 2006 takova Alex Ferguson”. “United do të ishte opsioni i parë në rast të lamtumirës me Romën. Kur isha i ri i konsideroja si ekipin më të mirë në Angli. Në vitin 2006, gjatë Kupës së Botës, isha në aeroport dhe trajneri Lippi më thirri dhe më çoi në një dhomë të vogël ku ishte Ferguson. Lipi më tha: ‘Duhet të shkosh atje’. Unë heshta sepse Ferguson ishte aty dhe sepse kisha frikë nga Lippi. Ishte një bisedë që zgjati 3 minuta, asgjë serioze, por do të kisha dashur të thosha ‘dua të vij’”.

sfidanti.al