Napoli është gati të dërgojë Alessio Zerbin në huazim te Empoli, një operacion që duket të jetë përgatitor për kalimin e mbrojtësit Ardian Ismajli nën Vezuv. Këto janë të rejat e fundit në merkaton e dimrit të Napolit nga edicioni i sotëm i Il Mattino, që flet për një ditë të rëndësishme për ardhjen e mundshme të qendërmbrojtësit kuqezi.
“Qendërmbrojtësi i Empolit ka pasur një marrëveshje paraprake me Napolin për qershorin, kur ai do të lëvizë si transferim i lirë. Por tani për klubin italian nuk ka kohë për të humbur, sepse Buongiorno do të jetë sërish në dispozicion vetëm në fillim të shkurtit dhe Napoli është në nxitim. Tashmë sot mund të ketë një thirrje vendimtare mes Corsi dhe De Laurentiis, për të pasur Ismajlin te Napoli që më 3 janar”.
sfidanti.al