Po ç‘të bëri Flamurtari.. more derman i topit  !

Përsëri unë usta ? Pyetja e njohur filmike, është bërë  e përjetshme  kur luan  Flamurtari. Nuk mbahet mend kur ka filluar tamam armiqësia mes  udhëheqjes së FSHF-se  dhe  vlonjatëve, por në Vlorë thonë me qesendi  “Qysh në kohën e qepës”. Dhe qepa do jetë  psedonimi i presidentit të FSHF-së, gjeli që nuk e harron kotecin që i bënë vlonjatet,  ndaj dhe  i djegin sytë kur shikon Flamurtarin që  shfaqet në fushë…

Rasti i fundit, rasti më i freskët ! Tamam ndeshja derbi mes  dashurive te kunderta,  ndeshja mes Flamurtarit dhe Apolonisë. Flamurtari e pëson në ballë, i kullufisin një penallti. Ajo që bën përshtypje është se nuk shfaqet “rebeli” tradicional , zoti Sinan Idrizi, ai që ia përflak bukur  “gjelave të FSHF-së”, por qarkullon një video se si kryesori Lata në ndeshjen Derbi, Tirana-Partizani,   ka dhënë penallti, pas “studimit në VAR” dhe këtë herë me Apoloninë , rasti ka qënë binjak, Lata e ka shpërfillur. As flitet per  VAR, por si një rast ..”Vari Kollaren”. Një zot e di cili është pakti me djallin, por jemi mësuar tashmë që kur shperthente  Idrizi s’fliste Flamurtari, tani që nuk flet Sinani , është Flamurtari që sulmon, por jo me stilin e vjeter, por  me ..fakte  !

Sfidanti.al