Anthony Taylor është arbitri më i njohur në Europë për momentin sepse ai është vënë sërish në shënjestër. Pasi u kritikua ashpër nga Jose Mourinho për gjykimin e finales së Europa League, Sevilla-Roma ai ka marrë disa vendime të dyshimta edhe në supersfidën Arsenal-Man. United. Tifozët e skuadrës londineze e kanë sulmuar në rrjetet sociale pas disa vendimeve jo shumë të qarta, ndërsa të njëjtën gjë ka bërë edhe trajneri i skuadrës së Manchester, Ten Hag, sipas të cilit ai gaboi në të paktën dy raste. Arsenal firon 3-1 me gol të Declan Rice dhe Jesus në minutat shtesë ndaj Manchester në duelin më të fortë të javës së 4 në Premier League.
Nënkampionët pritën ekipin e Ten Hag dhe u mendia se fati i kësaj sfide u vendos nga goli i ku Rashford që zhbllokoi ndeshjen pas një asisti të Eriksen. Odegaard menjëherë më pas arriti ta ndalte ne rrjetë topin e dhuruar nga Martinelli. Përballje me shumë emocione edhe në pjesën e dytë por vetëm blerja më e shtrenjtë e Arsenalit, Declan Rice arriti të shënonte në fund ku shënoi edhe Jesus.