Arabia nuk di të presë, Mancini pranë shkarkimit

Roberto Mancini befasoi opinion sportiv teksa vendosi të largohet nga stoli i Italisë për të nisur një aventure të re në Arabinë Saudite, në krye të ekipit përfaqësues saudit. Kjo lëvizje bëri shumë bujë, por aventura e tij nuk ka nisur në mënyrë më të mirë të mundshme. Që nga dita kur u ul në stolin e Arabisë Saudite, Mancini ka zhvilluar katër ndeshje, tre humbje dhe vetëm një barazim, nëntë gola të pësuar.

Këto shifra, kjo ecuri, sipas Corriere della Sera, nuk është pritur mirë nga drejtuesit e federatës saudite të cilët kanë nisur të shqetësohet jo pak pasi kualifikueset për në Botërorin e 2026 nisin në nëntor për Arabinë Saudite. Nëse ekipi përfaqësues nuk merr një rezultat pozitiv kundër Pakistanit, në sfidën e parë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit, stoli i Mancinit do të lëkundej ndjeshëm, pavarësisht se ka një kontratë deri në 2027.
sfidanti.al