Një ditë pas skualifikimit për çështjen e basteve, shtatë muaj, 12.500 euro gjobë dhe 5 muaj dënime alternative, pas marrëveshjes për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Federale, Nicolò Fagioli u paraqit në Continassa dhe mori pjesë rregullisht në stërvitjen e Juventusit, i cili po përgatitet për ndeshjen e madhe të së dielës në mbrëmje në San Siro kundër Milanit. Gjatë ndërprerjes, mesfushori do të vazhdojë të punojë me bardhezinjtë, duke luajtur edhe ndeshje, do të marrë pagën pa asnjë zbritje dhe do të vazhdojë rrugën terapeutike tashmë të nisur, ku përfshihet edhe roli i tij si një dëshmitar për FIGC kundër varësisë ndaj lojërave të fatit.
Ndërkohë, detaje të reja dalin nga dokumentet mbi jetën e tij si bastvënës, për emrin e tij në platformën Treema (“XFarenz” apo “XFarenzo!, siç raporton Corriere della Sera, për të mos u gjurmuar. Në FIGC, Fagioli tha se ai ka vënë bast për Torino-Milan më 30 tetor 2022, një bast live. Kam vënë bast për një barazim ose një fitore të Milanit dhe kam humbur. Pastaj në ndeshjet e Ligës së Kampionëve Porto-Atletico (nëntor 2022) dhe Real Madrid-Inter (2021) bast se ata do të shënonin më pak se 3 ose 4 gola. “Unë kurrë nuk kam vënë bast për emrin e golashënuesit ose për rezultatin e saktë” – u shpreh Fagioli. Borxhi i akumuluar nga lojtari me baste është 3 milionë euro.
sfidanti.al