Ansu Fati në histori, por përse nuk luan më shumë Alenja?!

E shënoi emrin në moshën 17 vjeç e 40 ditë, dhe u bë më i riu lojtar që shënon në Champions, në të gjithë historinë e saj. Antu Fati është vërtet “margaritari” i ri i Barcelonës, duke lënë pas “adoleshentët e artë” të dikurshëm si Ofori-Kuaje (Olimpiakos, 17 vjeç, 194 ditë), Mateo Kovaçiç (Dinamo Zagreb, 17 vjeç, 215 ditë), Bojan Krkiç (Barcelona, 17 vjeç, 217 ditë), Sesk Fabregas (Arsenal, 17 vjeç, 218 ditë). Talentit të ri iu deshën fare pak minuta për t’ia dalë duke realizuar me klas të lartë.

Klas tregoi e gjithë Barcelona, dhe sidomos disa nga djemtë e rinj si Karles Alenja apo Karles Perez, që të dy “produkte” të Akademisë La Masia. Kjo do të thotë se pas brezit të madh të Ksavit, Iniestës, Pikesë, Busketsit, Pedros e Mesit, La Masia po nxjerr sërish “flori”. Trajneri Valverde mbeti i lumtur edhe nga sistemi i ri në mbrojtje me 3 lojtarë, që të tre francezë: Lengle, Ymtiti, Todibo).

Sfidanti.al