Anglia U-21 është shpallur kampione e Europës për të dytin edicion radhazi, pasi mposhti Gjermaninë 3-2 në një finale dramatike që u vendos pas kohës shtesë.
Skuadra e trajnerit Lee Carsley shfaqi superioritet që në fillim, duke kaluar në avantazh me Harvey Elliott dhe më pas dyfishoi me Hutchinson.
Gjermania reagoi në fundin e pjesës së parë me golin e Weiper dhe barazoi në minutën e 61-të me Nebel. Në minutat e fundit të kohës së rregullt, Rohl goditi traversën për Gjermaninë.
Në shtesë, Jonathan Rowe shënoi për Anglinë, duke i dhënë fitoren ekipit të tij. Gjermanët patën sërish një mundësi për të barazuar, por u ndalën sërish nga traversa në minutën e 122-të.
Anglia ruan titullin e fituar më parë dhe konfirmohet si forca dominuese në këtë kategori moshe. Finalja u zhvillua në një nivel të lartë teknik dhe me shumë intensitet.
sfidanti.al